Federata e Basketbollit të Kosovës dhe Devolli Corporation kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim.
Me këtë ujdi, Devolli Corporation, bëhet sponsor i përgjithshëm i Superligës së Kosovës në Basketboll, njofton Klan Kosova.
Firmën e tyre e kanë dhënë Arben Fetahu, kryetar i FBK-së dhe Barlet Imami, përfaqësues i Devolli Corporation.
“Devolli Corporation përkrah basketbollin kosovar, duke mbështetur si federatën edhe klubet sportive. Është nder dhe kënaqësi që Devolli Corporation të jetë pjesë e familjes së madhe të basketbollit të Kosovës”, është shprehur Imami pas nënshkrimit të kontratës.
“Ndjejmë si obligim që ta përkrahim veprimtatinë dhe projektet e FBK-së”.
Pas kësaj kontrate Superliga e Kosovës në Basketboll do të riemërohet.

●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.