Lajmet e fundit

Nënkryetarja e LSI-së e cila kohë më parë lajmëroi për shtatzëninë e saj në spektaklin C’est la vie ka sjellë në jetë një vajzë me emrin Nikol.
Bëhet fjalë për Erisa Xhixhon ish-deputeten që nëpërmjet një postimi në Instagram na ka lajmëruar se vajza e saj ka ardhur në jetë pikërisht në ditën e lindjes së djalit të saj të parë Henri.
Siç duket tashmë motër e vëlla do ta festojnë ditëlindjen së bashku në vazhdim dhe besoj nuk ka dhuratë më të bukur sot për Henrin sesa motra e tij Nikol, shkruan opinion.al, transmeton Klan Kosova.
Erisa në foton e postuar ku duket dora e vogëlushes i ka bashkangjitur edhe një shkrim emocionues ku shkruhet:
"Ka lindur nje engjell? me emrin Nikol qe erdhi ne shtepi per te festuar ditelindjen e vellait Henri??…E mbushur me dashuri dhe e bekuar nga Zoti"./\
https://www.instagram.com/p/Bi1XVdantdF/?utm_source=ig_embed