Lajmet e fundit

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt ka pasur një bashkëbisedim me të rinjtë e Skenderajt në kuadër të projektit "Angazhimi i rinisë në procese politike dhe zgjedhore" të mbështetur nga USAID, përmes IFES të implementuar nga PEN.
Të rinjtë pjesmarrës kanë ngitur një varg çështjesh dhe problematikash që i preukupojnë ata dhe kanë kërkuar përkrahje të projektev të tyre, si dhe janë shfaqur të interesuar për projektet që po realizon Komuna e Skenderajt në të gjitha fushat.
Nura ka përmendur disa aspekte në të cilat komuna ka arritur të përkrahë rininë, si në sport, në projektet rinore dhe në projekte që prekin interesat e rinsë në Skenderaj.
Ai ka potencuar se me gjithë kufizimet buxhetore Komuna e Skenderajt po bënë përpjekje që të përkrahë rininë sidomos në sport, ku ka përmendur të arriturat në futboll, volejboll dhe shigjetari, transmeton Klan Kosova.
Të rinjtë pjesmarrës kanë ngritur edhe çështjen e mungesës së hapësirave sportive dhe rekreative. Ndër problemet në këtë aspekt u përmend edhe mospërfundimi i punimeve në Palestrën e Sportit.
Nënkryetari Nura ka sqaruar se implementues dhe mbikqyrës i projektit të Palestrës Sportive është Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, duke shprehur edhe ai shqetësimet për vonesat në përfundimin e këtij projekti, më shpresën që ky i njejti do të përfundojë shpejt, pasi janë dhënë premtime nga Ministri i Kulturës që ky projekt do të përfundojë brenda pjesës së dytë të vitit.
Të rinjtë janë interesuar edhe për mbarëvajtjen e disa projekteve infrastrukturore, për mbeturinat, ujësellësit dhe shkollat.
Në fund të rinjtë kanë realizuar një simulim të kuvendit Komunal, me ç’rast Kryesuesi i Kuvendit Ismet Salihu ka sqaruar mënyrën e punës së këtij institucioni si dhe mënyrën e vendim-marrjes dhe diskutimeve nga kësjhilltarët komunalë.