Lajmet e fundit

Studimet e publikuara së fundmi kanë treguar se shumë faktorë që lidhen me stilin e jetesës ndikojnë në shëndet, e kryesisht në sëmundjet e zemrës.
Një tjetër grup që rrezikon më tepër se të tjerët për t’u prekur nga këto sëmundje janë nënat e divorcuara, të cilat janë në marrëdhënie pune.
Ngarkesa në punë, mungesa e një partneri për të ndarë përgjegjësitë dhe detyrimet ekonomike, shkaktojnë gjendje stresi e për rrjedhojë dëmtojnë shëndetin, shkruan Noa.al duke cituar Dailymail. Është konstatuar gjithashtu se gratë e divorcuara kanë më shumë shanse të konsumojnë duhan dhe ky bëhet një tjetër faktor që rrit predispozitën e tyre për t’u prekur nga sëmundje të ndryshme.