Lajmet e fundit

Një vajzë e vogël, të hënën ishte gjetur e vdekur jashtë shtëpisë së saj në Alabama.
Sipas personelit mjekësor, Jettie Ray Adams, vdiq si rezultat i lëndimeve të rënda, transmeton Klan Kosova.
Vdekja e tre vjeçares menjëherë është konsideruar si vrasje, dhe për këtë rast është arrestuar nëna e saj, Misty Lynn Wright bashkë me të dashurin Johnathon Wayne Talley.
23 vjeçarja Wright dhe 39 vjeçari Talley, e kishin telefonuar policinë të hënën, duke u shprehur se e kanë gjetë pa ndjenja Jettie në një dyshek në verandë.
Ajo është dërguar menjëherë për në spitalin e fëmijëve, ku nuk arriti të shpëtonte.
Mjekët konstatuan, se vdekja e saj erdhi si pasojë e goditjeve në bark, gjoks dhe në kokën e vogëlushes.
Çifti që u arrestuan, ishin të njohur për autoritetet, pasi që burri njihej për disa shkelje trafiku, kurse gruaja ishte arrestuar disa herë për keqpërdorim me substanca narkotike.