Lajmet e fundit

Është shumë e rrallë që familja që vendos që t'i dhurojë organet e ndonjë prej anëtarëve të vdekur të tyre, të takohet me personin që i ka marrë ato organe, e sidomos më e vështirë bëhet kur kalojnë shumë vite.
Djali i Gillian Norris, Stephen, ishte 14 vjeçar kur vdiq nga aksidenti me veturë, transmeton Klan Kosova.
Norris, vendosi që organet e tij, t’i dhurojë për të shëptuar jetë të njërëzve të tjerë.
Zemra e Stephen, i’u dhurua Daniel Titley.
Titley, tash 35 vjeçar, ka lindur me një sëmundje të zemrës, e tash vite më vonë ai dëshiroi të e takojë familjen e djalit që zemra e tij, i’a shpëtoi jetën.
Pas disa kërkimeve, ai takoi familjen e Stephen vetëm për t’a falenderuar për veprimin që ata kishin marrë.
Por, Gillan jo vetëm që pranoi falenderimin nga Daniel, por ajo arriti që t’i dëgjojë rrahjet e zemrës që dikur i përkiste djalit të saj.
Ajo tregon, se si takimi me Daniel, e ka ndihmuar që pak të e zbusë dhimbjen e humbjes së djalit të saj 14 vjeçar.
“Më qetëson mendimi se dikush atje jashtë është duke jetuar jetën, që mbase nuk do e jetonte nëse nuk do i dhuronim organet e djalit tim”, është shprehur Gillan.