Lajmet e fundit

Dënimi vjen pas një gjyqi gjashtëjavor në Afrikë të Jugut, me dëshmitarë dhe prokurorë që bënë një numër akuzash tronditëse, transmeton Klankosova.tv.
Gjyqtari Nathan Erasmus tha se "nuk bëri dallim" midis treshes në dhënien e dënimeve.
"Për akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore, ju dënoheni me burgim të përjetshëm. Për akuzën e rrëmbimit, ju dënoheni me 10 vjet burgim", tha ai nën duartrokitje të forta në sallën e gjyqit.