Lajmet e fundit

Një nënë e ka veshur vajzën e saj në festë sikur gruan më të famshme të të gjitha kohërave.
Jenelle Wexler, një floktare nga Çikagoja, nënë e dy fëmijëve, erdhi me një ide kur zbuloi ngjashmëritë midis tipareve të fytyrës së foshnjës së saj katërmujore, Liberty Jaine Wexler dhe artistës Frida Kahlo.
"Ndjej se është e rëndësishme të përpiqesh dhe të mbash llojet e tipareve që këto gra portretizohen”, tha ajo.
"Sapo të vendos për cilën grua vajza ime ta portretizojë, unë e kërkoj personin dhe krijoj një fjalim që përshkruan disa prej arritjeve historike që kjo femër ka arritur," shpjegon Wexler.
Wexler përmes fotografive të analizoj çdo grua, të cilën pastaj e përdor për ide dhe dizajn sfond që do të jetë përfaqësues i karakterit të tyre dhe arritjeve.

"Kam ndërmend të vazhdoj me këto imazhe mahnitëse dhe fuqizuese të grave , ato duhet të mbahen si standard për gjeneratat e ardhshme që të aspirojnë të jenë si to", përfundoi Jenelle Wexler, transmeton Klan Kosova.