Lajmet e fundit

Coca-Cola, është tejet e shijshme për ta konsumuar dhe nxitë tek ju ngrënien e ushqimit sidomos kur është tejet pikant.
Por problem u gjet të ketë një nënë nga Anglia, shkruan Mail Online, kjo sepse ajo konsumoi 6 litra Coca-Cola në ditë.
Kathy O'Sullivon, pas gjithë kësaj sasie të konsumuar të pijës së gazuar Coca-Cola, është rënë në një person tejet anemik, sa që mjekët e kanë paralajmëruar se ajo mund edhe të vdesë, transmeton Klan Kosova.
41 vjecarja nënë e 3 fëmijëve, është varur nga pija e gazuar, e që për të i duhen së paku 3 transfuzione gjaku për të shmangur aneminë e shfaqur, por që ajo rrezikohet edhe më tepër me shëndetin ngase ajo kishte lindur vetëm me njërën veshkë.
Krahas kësaj ajo së shpejti do të fillojë edhe me trajtimin mjeksorë të hipnoterapisë, por që sipas zonjës Kathy, dicka e tillë është tejet problematike sepse nuk mund të ndalojë së konsumuari Coca-Cola, transmeton Klan Kosova.