Lajmet e fundit

Ajo ka qenë e zëshme çdo herë në mbrojtje të djalit të saj.
Sigurisht që bëhet fjalë për nënën e Orlando Bloom, e cila së fundi ka shfaqur arritjet e djalit të saj aktor për The Times, përcjellë Klan Kosova.
Pra, Sonia Copeland Bloom raportohet se ka dërguar në redaksi një kopje të CV-së së djalit të saj Orlandos.
Sipas The Times, bëhet e ditur që redaksia e tyre ka pranuar një dokument prej katër faqesh nga Sonia 75 vjeçare.
CV-ja përfshinë ngritjen famës së djalit të saj duke përfshirë dhe kualifikimin e tij profesional, përcjellë Klan Kosova.
Me një dokument të tillë, nëna e Orlando Bloom ka pranuar se ndihet mjaft krenare për arritjet e djalit të saj.