Nëna e njërit prej pengjeve të mbajtura nga Hamasi i ka bërë thirrje Benyamin Netanyahut të bjerë dakord për një marrëveshje armëpushimi me faza dhe lirimi të pengjeve.
Hamasi tashmë e ka pranuar propozimin më herët këtë javë, dhe Einav Zangauker, nëna e pengut Matan, tha se Netanyahu mund të "fillojë negociatat për kthimin e pjesës tjetër të pengjeve në këmbim të përfundimit të luftës" nëse ai e nënshkruan marrëveshjen.
"Nëse fillon pushtimi i Gazës, nuk do të ketë një marrëveshje", tha ajo, siç raporton “Times of Israel”.
Zangauker gjithashtu akuzoi Netanyahun për "vendosjen e pengesave, para një marrëveshjeje, dhe fajësimin e Hamasit" ndërsa përparon me planet për të kapur qendrën më të madhe urbane të Rripit, shkruan Skynew, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.