Lajmet e fundit

Shoqërimi i Meghan Markle në altar për t’u martuar me Princin Harry vjen me disa privilegje.
E nëna e Markle është duke shijuar disa prej tyre aktualisht, pasi u nis për të udhëtuar për në Britani, që të jetë pjesë e dasmës mbretërore.
Doria Ragland është marrë nga shtëpia e saj në Los Angeles, për t’u nisur për në Londër. Ajo është dërguar në terminalin “Private Suite” në aeroportin LAX, vend ky i rezervuar për më të famshmit.