Maria Menounos ka ndarë një lajm të dhimbshëm me fansat e saj këtë fundjavë –nëna e saj Litsa, fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Korrespodentja televizive 42-vjeçare zbuloi lajmin në faqet e saj në rrjetet sociale me një nderim për nënën e saj, e cila vdiq pasi luftoi me kancerin e trurit në fazën e katërt për më shumë se katër vjet.
“Pusho e qetë mami, Zoti e donte kaq shumë”, shkroi Maria së bashku me një imazh zemërthyer të saj në shtrat me nënën duke e përqafuar, transmeton Klan Kosova.
Pas lajmit, shumë njerëz të famshëm e ngushëlluan atë.
“Ne ju dërgojmë shumë dashuri. Ngushëllimet tona më të thella Maria”, i shkroi Zoe Saldana.
Në fund të vitit të kaluar, Maria foli për prindërit e saj dhe mënyrën se si të dy ishin shtruar në spital me COVID-19.
Ky azhurnim zbuloi gjithashtu se tumori i trurit në Litsa ishte rritur.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.