Lajmet e fundit

Një grua është marrë në pyetje nga policia pasi që kishte postuar një fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihet një fëmijë me Sindromën Down në një makinë rrobalarëse.
Courtney Stewart 21 vjeçare ka postuar fotografin e fëmiut të saj dy vjeçar të martën.
Stewart e cila ka refuzuar që të kërkojë falje për djalin e saj, ka treguar se mund të shihet se dera e makinës nuk ishte e mbyllur.
Ajo tha për The Daily Record: “Ai e dashuron makinën rrobalarëse, ne e kemi bërë një foto dhe ishte një shaka e bukur”.
Por, fqinjët nuk ishin shumë të kënaqur, transmeton Klan Kosova.
Njëri prej tyre tha: “Ishte e tmerrshme ta shihja këtë gjë, poashtu të bësh fotografi dhe ta shpërndash në facebook është e pabesueshme”.