Lajmet e fundit

Charlize Theron ka folur për një periudhë të errët në jetën e saj e cila përfundoi me një ngjarje tragjike, pasi që nëna e saj vrau babanë e saj i cili ishte nën ndikimin e alkoolit, në vetëmbrojtje.
Aktorja 41-vjeçare rikujtoi kohëve të fundit incidentin e tmerrshëm.
“Unë thjesht nuk i tregova askujt që ndodhi, nuk doja. Sa herë që dikush më pyeti, thashë babai im vdiq në një aksident me makinë, Kush do ta tregojë këtë histori? Askush”, tha ajo gjatë një interviste me Hoëard Stern, transmeton Klan Kosova.
“Nuk desha të ndihesha si një viktimë. Kam luftuar me atë për shumë vite derisa unë në fakt fillova terapinë”, shpjegoi Charlize, duke shtuar se ajo filloi të fliste me një terapist në të 20-at e saj të fundit.
Charlize thotë se terapisti e ndihmoi atë të kuptonte se si paparashikueshmëria e babait të saj alkoolik ndikoi në jetën e saj, por fatmirësisht kishte nënën e saj afër për mbështetje.
"Kam një nënë të pabesueshme. Ajo është një frymëzim i madh në jetën time”, përfundoi ajo