Stadiumi “Air Albania” sonte do ta ketë vëmendjen e të gjithë shqiptarëve kudo që janë, kjo pasi aty do të zhvillohet ndeshja Shqipëri – Serbi.
Ndonëse jo të gjithë mund të jenë të pranishëm për të shijuar apo parë nga afër këtë duel, organizimet nuk mungojnë me metoda të tjera për ndjekjen e kësaj loje.
Kështu, qytetarët e fshatit Siboc të Obiliqit kanë organizuar në oborrin e shkollës fillore “Migjeni” që të shikojnë ndeshjen. Aty është vendosur një projektor për të transmetuar këtë duel.
Por, pos kësaj, e gjithë hapësira në fjalë është e mbushur me flamujt kuq e zi e të UÇK-së.
Për të gjithë ata që nuk kanë arritur të sigurojnë biletë, platforma më e madhe televizive shqiptare, Artmotion, është kujdesur që emocionet e kësaj ndeshjeje t'ua sjellë në hapësirat tuaja përmes ekranit të televizionit Klan Kosova, sikurse edhe në kanalin tjetër të sportit, Sport1, nga ora 20:45. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=Xpwe7FAvUV8
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.