Lajmet e fundit

Nehat Thaçi do të jetë drejtori i ri i Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Kjo u bë e ditur sot në mbledhjen e Qeverisë ku u miratua propozimi për të emëruar drejtorin e Policisë Rajonale të Mitrovicës në këtë post, njofton Klan Kosova.
Ministri i Administratës Publik, Mahir Yagcilar bëri të ditur se për këtë pozitë kanë garuar 11 persona.
Në konkurrencë të ngushtë kanë qenë edhe Enver Rrustemi, ish-zyrtar i Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Rasim Selmani, drejtor i Burgut të Sigurisë së Lartë në Gërdovc.
Shërbimi Korrektues tash e tre vjet është udhëhequr me ushtrues detyre. Ndërkohë që konkursi për këtë pozitë, disa herë kishte dështuar herë për interferime politike e herë për mungesë kandidatësh.
Më poshtë ndiqni storien e përgatitur nga Klan Kosova për garën lidhur me të parin e burgjeve të Kosovës.