“Negotiating Peace”, (Të negociosh paqen), është komedia nga Kosova e cila do të prezantohet në Teatrin e Pergolas në Firencë, më 8 dhe 9 maj.
Në këtë shfaqje luajnë aktorët e mirënjohur nga Kosova dhe Shqipëria: Shkumbin Istrefi, Melihate Qena, Ema Andrea, Dukagjin Podrimaj etj., shfaqje kjo që është një bashkëprodhim teatror ndërkombëtar me artistë dhe grupe teatrore nga shtete të ndryshme.
Aktorja shqiptare Ema Andrea për rolin e saj në shfaqjen “Negotiating Peace” është vlerësuar me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”.
E shkruar nga Jeton Neziraj dhe me regji të Blerta Nezirajt, shfaqja prek tema të Kosovës por në përgjithësi merret universalisht me negociatat që synojnë paqen në konflikte dhe luftëra gjithandej botës, transmeton Klankosova.tv.
Përveç në Firencë, muajin e ardhshëm nikoqir i shfaqjes do të jetë edhe Milano.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.