Lajmet e fundit

“E vërejta që edhe gjuhën e pat më ndryshe, ndoshta edhe për shkak të mysafirit, mu duk që donte t’i jepte më shumë shpresa francezit që ka me bë një koalicion, sesa nëse ka diçka përnime aty. Dhe mendoj që nuk ka shpresë pa u kry puna në LDK. Unë nuk e di pse VV nuk po bëhet e sinqertë me tregu që plani është me zgjedh kryetarin e Kuvendit, Qeverinë e pastaj me prit për punën e Presidentit. Është e çuditshme pse e lënë këtë suspancë”, u shpreh Krasniqi në Klan Kosova.Ndërsa opinionisti Shkumbin Kajtazi, foli për deklarimin e Konjufcës lidhur me “qëndrimet e vjetra të PDK-së”.
“Para se Glauk Konjufca të thotë se PDK dha qëndrime të vjetra, besoj që do ishte mirë me tregu a i ka qëndrimet e reja apo të vjetra vetë VV, që është drejtuese e këtyre negociatave, dhe impaktuesja kryesore e situatës”, u shpreh ai në emisionin “Kosova Today”.Sipas Kajtazit, i tërë deklarimi i Konjufcës kishte të bënte se kujt t’ia hidhte fajin nga partitë opozitare. Nga ana tjetër, opinionisti Sali Rexhaj shprehu një qëndrim krejt ndryshe nga folësit e lartpërmendur.
“Unë situatën e shoh krejt ndryshe. Nuk jam që Albin Kurtit t’i vazhdohet edhe një mandat katërvjeçar. Ne duhet të shkojmë në zgjedhje qoftë edhe 100 herë radhazi, deri ta largojmë Albin Kurtin prej pushtetit. Ai është e keqja e Kosovës”, tha Rexhaj në Klan Kosova.