Lajmet e fundit

Ne-Yo është martuar me Crystal Renay.
Këngëtari i njohur dhe modelja që është shtatzënë dhe pritet që të lindë këto ditë janë martuar të shtunën para familjes dhe miqve në një resort afër Los Angeles.
“Ne mezi po presim që të nisim jetën së bashku. Ne jemi shokët e ngushtë të njëri tjetrit” ka thënë Ne-Yo për revistën e njohur People, transmeton Klan Kosova.
Ne-Yo dhe Crystal kishin filluar të dilnin së bashku pasi ata ishin takuar për një bashkëpunim të mundshëm në vitin 2015.
Më pas fituesi i çmimit Grammy i kishte propozuar asaj verën e kaluar.
“E dija qysh nga fillimi. Nga takimi ynë i parë e kuptova se kishte diçka të veçantë, diçka speciale”.
Ndërsa Crystal ka treguar se ka shikuar për fustanin e saj të dasmës duke e ditur se ajo do të jetë shtatzënë kur do të vijë kjo ditë e lumtur për çiftin.