Lajmet e fundit

Tani me padyshim është zyrtare.
NE-YO e ka mbajtur në krahë gruan e tij të re, Crystal Renay, në shtëpinë e tyre të re menjëherë pas dasmës., shkruan People, transmeton Klan Kosova.
“Kur je 9-të muajsh shtatzënë dhe burri yt.. prisni, më lejoni ta them përsëri, BURRI YT, është ende gjentelmen dhe të mban në krahë edhe pasi ke një prapanicë të madhe”, ka shkruar gruaja e tij në profilin e saj në instagram.
Videoja e shkurtë e publikuar nga ajo në rrjetin social instagram, e paraqet çiftin duke hyrë në shtëpi përderisa ai e mbante në krahë dhe i jep një puthje të lehtë.
NE-YO the Renay, e kanë bërë të ditur se janë në pritje të fëmijës së tyre në muajin gusht, kur që të dy publikuan fotografi nga materniteti në Instagram.
“Kjo është diçka e madhe për mua. Nuk do ta jetoj këtë moment përsëri dhe jam shumë i lumtur që familja ime dhe miqtë do t’i ndajnë me ne këto momente”, ka thënë NE-YO.
“Ne jemi njerëz, kështu që do të ketë momente kur do të përplasemi për shumë gjëra, por kemi rënë dakord që kjo do të jetë një martesë që zgjatë”.
https://www.instagram.com/p/BCGt4SQzbjG/?taken-by=iamcrystalrenay