Lajmet e fundit

Në Xhaminë e Madhe në Prishtinë u mbajt falja e xhumasë në kuadër të së cilës u bë edhe një lutje për viktimat e sulmeve terroriste në Stamboll.
Kryeimami i saj, Bahri Sejdiu tha se jo vetëm ne, por cdo qenie njerëzore duhet të lutet për viktimat e aeroportit të Stambollit, njofton Klan Kosova.
Më tutje ai shtoi se "kjo ka qenë një ngjarje e rëndë, jo vetëm për fenë islame, por për cdo fe tjetër".