Lajmet e fundit

Në një ceremoni të organizuar nga Komuna e Vushtrrisë, në oborrin e shkollës së Mesme Profesionale “Bahri Haxha”, është përuruar "Parku Diaspora", e cila është financuar me kontribute të diasporës shqiptare nga Kosova që jeton në Suedi.
Me rastin e përurimit të këtij parku, kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, tha se ky investim në rregullimin e ambientit dhe infrastrukturës në hyrje të kësaj shkolle, do të kujtohet gjithmonë që është bërë me investimeve të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Suedi.
Në këtë ceremoni ka folur edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e cila shoqërohej nga kolegu i saj Naser Rugova.
“Ne duhet të punojmë që jo vetëm ta shfrytëzojmë potencialin e diasporës, por edhe ne si shtet ti shfrytëzojmë mekanizmat që duhet të krijohen, e që nuk i kemi tani, që diasporën tonë ta kemi sa më afër”, ka deklaruar ajo.
Ndërsa protagonistja e krejt këtij aktiviteti, Arta Krasniqi tha se ndjehet mirë që kanë pas mundësi të japin kontribut në rregullimin e këtij parku për shkollën, derisa ka shpjeguar se shoqata e tyre ka jdhënë kontribut edhe në shumë projekte tjera gjithandej Kosovës, e sidomos në përkrahje të grave të prekura nga lufta.
Punimet për rregullimin e Parkut “Diaspora” janë financuar me kontributin e Diasporës shqiptare, konkretisht përmes shoqatës Rrjeti i Grave Shqiptare, “Sveriges Albanska Brudar” në Suedi.