Lajmet e fundit

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës sonte do të shfaqet premiera “Eshtrat që vijnë vonë” nga Teki Dervishi e me regji të Martin Kočovski
Kjo dramë trajton fatin e individëve me identitet të humbur. Raportet mes njeriut i cili për pushtet ka humbur identitetin dhe atij që përpiqet ta ruaj duke e sfiduar presionin dhe realitetin Orwellian në të cilin është futur domosdoshmërisht.
Në këtë dramë luajnë: Astrit Kabashi, Bajrush Mjaku, Adrian Morina, Shkelzen Veseli, Lumnie Sopi, Arta Selimi, Albulena Kryeziu, Armend Baloku dhe Bujar Ahmeti.
Skenografia dhe kostumet janë realizuara nga Youliana Voykova-Najman, Oliver Josifovski është kujdesur për muzikën, për ndriçimin Asllan Hyseni kurse asisten skonograf është Ener Deari.
Për të gjithë ata që nuk do të mund të ndjekin premierën, reprizat e para do të shfaqen më 13 dhe 14 maj në fillim prej orës 20:00.