Lajmet e fundit

Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka dalë sot në rrugët e Tiranës për të protestuar kundër Ligjit për Importin e Mbetjeve.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, përfaqësues të kësaj aleance thanë se protesta është e hapur për të marrë pjesë çdo qytetar që është kundër këtij ligji.
“Të gjithë ata që kanë të drejtën e fjalës janë të ftuar të marrin pjesë në protestën e AKIP kundër ligjit të mbetjeve, për të reaguar kundër politikave të mbrapshta të politikave të qeverive, për t’i vënë ata para përgjegjësisë”.
Ata u shprehën se kjo është një çështje që nuk ka lidhje partitë politike, por për të vënë politikën shqiptare para përgjegjësisë për shkatërrimin e vazhdueshëm, që sipas tyre, po i bëhet vendit, shkruan Tv Klan.
Protestuesit do ta nisin marshimin e tyre tek parku “Rinia” për t’u ndaluar përballë godinës së Kryeministrisë.