Lajmet e fundit

Për të gjithë adhuruesit e teatros në Ferizaj për festat e fundvitit në Teatrin Profesional “Adriana” do të shfaqen katër shfaqje.
Me këto shfaqje ky teatër do i përmbyll aktivitetet për vitin 2015, njofton Klan Kosova.
Më poshtë mund ta shikoni listën e shfaqjeve që do të fillojnë me datën 22 e deri më 25 dhjetor.
Shfaqja e parë “Ushtari i dy luftërave” do të jepet më datë 22 dhjetor prej orës 19:00.
Kjo shfaqje ëshët me regji të Elhame Kutllovcit dhe luajnë Sheqerije Buqaj e Avni Abazi.
Me datën 23 dhjetor në po të njëjtën orë do të shfaqet, shfaqja “Karramel” me autor dhe regjisor, Naser Shatrolli kurse luajnë Ismet Azemi dhe Driada Matoshi.
Shfaqjka “Macat e Çehovit” do të shfaqet më 24 dhjetor. Kjo shfaqje është me regji të Besim Ugzmajlit kurse luajnë Agron Shala, Doresa Rexha, Shpetim Selmani, Jajush Ramadani dhe Sherif Bega.
E shfaqja me regji të Bardh Frangut, “Duke pritur trenat” do të shfaqet më datë 25 dhjetor.
Në ktë shfaqje luajnë Dashnim Rexhepi, Ali Krasniqi, Nexhat Xhokli, Egzona Kurtishi, Jajush Ramadani, Sherif Bega dhe Milot Salihu.