Lajmet e fundit

Në takimin e sotëm të Presidentit të vendit Hashim Thaçi që pati me ambasadorët e vendeve të QUINT-it, prezent janë parë edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj si dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njofton Klan Kosova.
Ky takim ka filluar sot në ora 9.00 ndërsa dhe ka përfunduar para pak minutash.
Ende nuk janë dhënë detaje rreth temës së këtij takimi pasi nuk pati ndonjë deklarim për media, njofton Klan Kosova.
Ky lajm pritet të përditësohet.