Lajmet e fundit

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken bashkë me Josep Borrell, përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për Ballkanin kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.
Stano në një konferencë për media ka deklaruar se në takimin Blinken dhe Borrell u kërkua që Serbia dhe Kosova të vazhdojnë procesin e dialogut, njofton Klankosova.tv.
"Dhe kur vjen tek ajo se çfarë është biseduar më saktësisht mes Borrell dhe Blinken, ata të dy e nënvizuan procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke e mbështetur shumë".
"Biseduan për rëndësinë e këtij dialogu në trajtimin e çështjeve që lidhen me normalizimin e gjithanshëm të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Ato gjithashtu iu referuan zhvillimeve të fundit dhe theksojnë nevojën për depërshkallëzim dhe angazhim në negociata",ka thënë Stano.