Lajmet e fundit

Pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Themelore të Mitrovices, për dënimin e Sami Lushtakut, Sylejman Selimit dhe ish-pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së një grup i madh i qytetarëve të Skënderajt, sot që nga ora 8 e mëngjesit ka filluar një protestë në rrugët e Skenderajt.
Qytetarët në duar mbanin pankarta ku bëhej thirrje kundër dënimit të ish- komandantëve dhe kundër EULEX-it.
Protesta e sotme është organizuar nga shoqatat e dala nga lufta dhe punëtorët e administratës komunale, derisa më pas i janë bashkangjitur edhe shume qytetarë/Klan Kosova.