Lajmet e fundit

Numri dy në zingjirin komandues të të ashtuquajturit Shtet Islamik është vrarë në një operacion të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Siri, raportojnë mediat amerikane.
Abdul Rahman al-Mustafa Qaduli, një irakian i njohur gjithashtu si Haxhi Imanit, vdiq gjatë një bastisjeje të kryer nga forcat speciale amerikane të enjten.
Sekretari amerikan i mbrojtjes Ash Carter pritet të konfirmojë vdekjen e xhihadist dhe të jap më shumë detaje rreth këtij rasti.
Autoritetet amerikane kanë ofruar një shpërblim prej 7 milion për Qadulin, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova