Lajmet e fundit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri, Evis Kushi ka prezantuar sot disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin për Sistemin Arsimor Parauniversitar.
Një nga ndryshimet e propozuara është që fëmijët të cilët duan të futen në shkollë por nuk janë 6 vjeç në momentin që shkolla fillon, ata sërish mund të regjistrohen për sa kohë ditëlindja e tyre është brenda datës 31 dhjetor të vitit kur fillojnë shkollën, raporton “EuronewsAlbania”.
Ministrja bëri një përmbledhje të ndryshimeve që konsiderohen kryesore në këtë projektligj.
Transformimi i shkollave të arsimit special në qendra burimore, sipas modeleve më të mira të rajonit dhe BE-së, për më shumë mbështetje për nxënësit me aftësi ndryshe është një nga shkaqet kryesore të ndryshimit të ligjit.
“Së pari, një nga arsyet që kemi vendosur ta ndryshojmë ligjin, kanë qenë pikërisht shkollat speciale për nxënësit me aftësi ndryshe. Kemi parë jo vetëm në rajon por edhe vendet e zhvilluara të BE për një mënyrë më të mirë funksionimi, që nga ana e strukturës se si janë të organizuara, por edhe të funksionimit”, theksoi ministrja.
Nga ana tjetër, një ndryshim që vjen është moslejimi i punësimit në shkolla të personave të dënuar për vepra penale ndaj të miturve, ndaj institucioneve arsimore, që cenojnë figurën e mësuesit, si dhe ata që janë pjesë e regjistrit kombëtar të të dënuarve për krime seksuale, pavarësisht rehabilitimit të tyre.
Pika të tjera që vijnë me ndryshime janë edhe: