Lajmet e fundit

Shkolla “Ismail Qemajli” po shërben si qendër e madhe e votimit në kryeqytet, ku qytetarët kanë filluar të ushtruar të drejtën e tyre të votës që nga hapja e qendrave.
Drejtoresha e qendrës, Mimoza Krasniqi, ka deklaruar për Klan Kosova se deri në orën 09:00 kanë votuar 316 persona nga gjithsej 9,976 votues të regjistruar, duke shënuar një pjesëmarrje prej rreth 3.17 përqind.
Atje procesin po e raporton gazetarja e Klan Kosovës, Blerina Shoshi.