Lajmet e fundit

Një version i librit famëkeq të Hitlerit “Mein Kampf” që ka qenë e ndaluar në Gjermani për dekada me radhë që nga janari do të rikthehet prapë në raftet e librave.
Shoqata e Mësuesëve gjerman janë shprehur se ky libër do të jetë pjesë e programit shkollor për të “imunizuar” adoleshentët kundër ideve fashiste, transmeton Klan Kosova.
Të premtën, kjo shoqatë dhe social-demokratët kanë propozuar se libri duhet të mësohet që të rinjtë të jenë kundër ideologjive ekstreme të djathta.
“Përdorimi profesional i fragmenteve nga libri origjinal për ligjërim mund të jetë një mjet i rëndësishëm për imunizimin e adoleshentëve kundër politikave ekstremiste”, u shpreh presidenti i Shoqatës, Josef Kraus.
Ai më pas argumentoi se shkollat nuk mund ta injorojnë librin e Hitlerit.
Kraus u shpreh se “Mein Kampf” është më mirë të mësohet prej një profesori të politikës se sa të rinjtë të hyjnë vetë në internet dhe të mësojnë për këtë libër pa asnjë udhëzim.
“Një libër monstruoz e i tmerrshëm sikurse ‘Mein Kampf’ me një gjuhë urrejtës duhet të mësohet nga ligjërues profesionist si pjesë e kurrikulës shkollore”, u shpreh zëdhënësi i Social Demokratëve për edukim, Ernst Dieter Rossmann.