Lajmet e fundit

Komuna e Prishtinës do inaugurojë sot nisjen e procesit të ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në të gjitha shkollat nëntë vjeçare.
Në kuadër të këtij projekti, komuna që drejtohet nga Shpend Ahmeti do të pajisë të gjitha klasat me shporta adekuate për ndarje të mbeturinave, duke mundësuar zhvillimin e një procesi të mirëfilltë për riciklim.
Gjatë këtij aktiviteti do të zhvillohet edhe një demonstrim për nxënësit e shkollës mbi mënyrën e ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në hapësirat shkollore .
Projekti “Prishtina Riciklon”, përkrahet nga Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe projekti për Shërbime të Qëndrueshme Komunale pranë GIZ- gjerman, dhe implementohet nga organizata joqeveritare Green Art Center-Prishtina, transmeton Klan Kosova