24.03.2018 · përditësuar para 3052 dite1 min lexim
Protesta masive, të udhëhequra nga studentët që kërkojnë kontroll më të rreptë mbi armët, po mbahen në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me moton “Marshoni për jetët tona”, këto protesta vijnë pasi 17 persona u vranë në një gjimnaz të Floridës muajin e kaluar.
Gjysmë milion njerëz pritet të protestojnë në marshimin më të madh, atë të Uashingtonit, shkruan Top Channel.
Marshime solidarizuese u mbajtën edhe në Londër, Edinburg, Gjenevë, Sidnej dhe Tokio.
Protestuesit kërkojnë të bindin politikanët amerikanë për ndalimin e shitjes së armëve të rënda. Kjo është një çështje që i ndan amerikanët. E drejta për të mbajtur armë ruhet nga amendamenti i dytë i Kushtetutës Amerikane dhe lobi i armëve ka ende shumë ndikim në të tilla vendimmarrje.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.