15.12.2018 · përditësuar para 2786 dite1 min lexim
Është paralajmëruar që seanca për dialogun të nis në ora 16:30, por ora tashmë është gati 17:00 dhe punimet ende nuk kanë nisur.
Në sallë tashmë gjendet vetëm kryeministri Ramush Haradinaj dhe deputetët e partisë së tij, njofton Klan Kosovë.
Seanca për dialogun fillimisht ishte paralajmëruar të niste në ora 14:00, por punimet u shtynë për shkak të mungesës së kuorumit.
Nëse seanca fillon punimet, aty pritet të votohet rezoluta e PSD-së dhe ligji për Dialogun.
Sipas rezolutës për dialogun me Serbinë, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti do të jetë bashkëkryesues i këtij procesi bashkë me Fatmir Limajn e Nismës Socialdemokrate.
Klan Kosova ka siguruar Projekt-Rezolutën e plotë për dialog me Serbinë, të cilën mund ta lexoni më poshtë:
http://klankosova.tv/kjo-eshte-projekt-rezoluta-e-plote-per-dialogun-me-serbine-foto/
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.