Lajmet e fundit

Dy grupe të emigrantëve të parregullt janë zbuluar dje në Rudnicë, kanë deklaruar sot nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, shkruan Kossev, transmeton Klan Kosova.
Para katër ditësh në këtë vend ka ndodhur po ashtu një rast i ngjashëm, kur policia ndaloi tetë emigrantë nga Afganistani.
Gjithsej 17 shtetas afganë, katër prej tyre të mitur, e kanë përshkruar rrugën në këmbë.
Meqë me vete nuk kishin dokumente identifikuese, dhe as nuk pretendonin të kërkonin azil në Serbi, zyrtarët e këtij shteti kanë marrë masa mbrojtëse për anulimin e qëndrimit të tyre në Serbi dhe ndalimin e kthimit për një periudhë njëvjeçare.
Ende mbetet e paqartë se në cilin drejtim ishin nisur emigrantët në fjalë.