Lajmet e fundit

Në emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendin, të martën do të diskutohet në lidhje me aksionet e fundit të SPAK-ut dhe goditjen e grupeve kriminale në Shqipëri.
RUBIKON sonte:
Aksionet e fundit të SPAK-ut dhe goditja e grupeve kriminale në Shqipëri, lidhja e politikës me krimin e organizuar, dekonspirimi i hetimeve dhe reformat në drejtësi, janë vetëm disa nga çështjet për të cilat diskutohet në emisionin e sotëm.
- Cila ishte fuqia e 7 grupeve kriminale që u goditën nga megaoperacioni i SPAK-ut?
- Çka zbuluan përgjimet për mënyrën e operimit të këtyre grupeve?
- Kush janë politikanët e hetuar për përfshirje në aktivitete kriminale?
- Arresti i bujshëm i Sali Berishës.
Këto dhe të tjera i diskutojmë me panelin e përbërë nga Anduena Llabani, Armand Shkullaku, Spartak Ngjela, Vehbi Kajtazi dhe Mensut Ademi.
Ndiqeni Rubikonin në Klan Kosova, duke filluar nga ora 20:45.