Lajmet e fundit

Disa përfaqësues të Partisë Socialdemokrate gjatë ditës së djeshme kanë protestuar tek stacioni i policisës në qendër të Prishtinës – ku më pas edhe u arrestuan 16 aktivistë.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se nga ky aksion u lënduan edhe tre policë, njofton Klan Kosova.
"Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 12.01.2021 – 12:57. Disa persona janë grumbulluar para stacionit policor dhe kanë filluar të shkruajnë grafitë dhe kanë vendosur pankartë. Organizatorët dhe simpatizantët nuk iu kanë bindur urdhrave të zyrtarëve policor, një person është arrestuar dhe 15 të tjerë janë shoqëruar në stacionin policor. Gjatë arrestimit dhe shoqërimit, janë lënduar tre zyrtarë policor, ku kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit personat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt" thuhet në raportin e Policisë.