Lajmet e fundit

Organizata të dala nga lufta kanë protestuar sot në orën 12 në Sheshin Skëndërbeu kundër gjykimeve të luftëtarëve të UÇK-së dhe gjykatës Speciale.
Policia e ka konfirmuar mbarëvajtjen dhe mbylljen e protestës si të qetë dhe numrin e protestuesve.
Në deklaratën për media të policisë thuhet se me qëllim të monitorimit sa më të mirë të situatës, policia përgjatë gjithë kohës ka qenë prezent në lokacionin e sipërshënuar dhe njëkohësisht ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve policore.
“Protestuesit numri i përafërt i të cilëve konsiderohet të ketë qenë rreth 500, kanë protestuar të qetë dhe rreth orës 13:30 janë shpërndarë.
Nuk është raportuar për ndonjë incident,” viijohet më tej në këtë kumtesë,transmeton Klan Kosova.