Aktorja me origjinë shqiptare, Eliza, Dushku, ka marrë dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ajo tregoi se është imunizuar me Pfizer-Biotech, në mes të muajit 5 dhe 6 te shtatzënisë.
Eliza tha se gjendja e saj dhe foshnjës është e mirë.
“Doza e dytë dje me Pfizer-Biotech (mARN) – deri më tani, shumë mirë! Vendosa të bëja vaksinat, në 5-6 mujorin e shtatzënisë, për të mbrojtur veten dhe foshnjën time në bark+ vogëlushin tim Bourne! Të gjithë mjekët e mi, CDC, OBSH, + më e rëndësishmja, burri im dhe unë ndihemi të sigurt se ky ishte veprimi më i mirë.
Ne jemi më afër se kurrë për të kaluar këtë makth dhe ndihem kaq mirënjohëse për të gjithë ata që kanë sakrifikuar për të na sjellë këtu. Shumë dashuri për të gjithë ata që kanë vuajtur dhe humbur.
Vaksinat funksionojnë dhe do ta kthejnë botën në normalitetin që ne të gjithë dëshirojmë”, ka shkruar aktorja me famë ndërkombëtare, transmeton Klan Kosova.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.