Në teatrin Oda në Prishtinë, sonte nga ora 19:00 nis Java e Frankofonisë e cila mbahet në datat 21-28 mars. Ky festival fillon në Prishtinë, ndërsa nga data 22 mars, aktivitetet do të zhvendosen në kryeqendrën e Frankofonisë për vitin 2025, që këtë vit është qyteti i Gjakovës.
Edicioni i 25-të i këtij festivali, do të jetë i mbushur me ngjarje kulturore ku përgjatë një jave do të ketë vallëzim, teatër, muzikë, film, gastronomi dhe shumë surpriza të tjera, transmeton Klan Kosova.
Me moton “Atmospheres”, nata e hapjes së Frankofonisë, do të festohet me gjuhën dhe kulturën franceze me muzikë dhe vallëzim, duke sjellë kështu energjinë dhe shpirtin e botës frankofone.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.