Lajmet e fundit

Data 22 prill, njihet në gjithë botën, si Dita Ndërkombëtare e Tokës.
E për këtë ditë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor së bashku me Komunën e Prishtinës, me FSK dhe OJQ-të mjedisore, kanë organizuar një aktivitet në sheshin "Zahir Pajaziti", ku po shpërndahen bluza si dhe qese nga materiali, për t’i eliminuar qeset e plastikës që ndotin ambientin, njofton Klan Kosova.
Në këtë aktivitet i pranishëm ishte edhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala.
Ai tha se ky aktivitet rikthen kujtesën për të rishikuar se “ku jemi në raport me tokën e mjedisin”.
“Kjo ditë na obligon si ministri që ta kthejmë vetëdijen për respektin tonë për tokën”.
“Bëjmë thirrje të gjithëve që të na bashkohen për një tokë të pastër, sepse e kemi obligim të kujdesemi për pastërtinë. Ne besojmë që do ta rikthejmë tokën tonë në gjendje të duhur”.