Lajmet e fundit

Kultivuesit e boronicave do të ekspozojnë dhe shesin të vjelat e këtij fruti në Prishtinë.
Ky aktivitet po mbahet për herë të parë në Kosovë
Me rastin e promovimit të boronicave, fermerëve në këtë aktivitet do t`iu bashkëngjiten edhe drejtori i misionit të USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi,
USAID-i, fillimisht përmes programit Mundësitë e Reja për Bujqësi (NOA) dhe, më rishtazi, përmes programit Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale (AGRO), ka filluar me kultivimin e boronicave nëpër rajone të ndryshme të Kosovës.
Kultivimi komercial i boronicave në Kosovë mbulon një sipërfaqe modeste prej 20 hektarësh, në zona të ndryshme të vendit, dhe përfshinë 15 kultivues, transmeton Klan Kosova.