Lajmet e fundit

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhoizi dhe drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Prishtinës, Genc Bashota kanë vizutuar panairnin "Blej Shqip" të organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe Qeveria e Shqipërisë.
Minxhozi ka thënë se sipas informatatat që ka manifestimin i nesërm i opozitës do të jetë i qetë si dhe janë marrë të gjitha masat që të sigurohen tregtarët që janë pjesë e panaiirit
Nga ana tjetër, drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Prishtinës, Genc Bashota ka deklaruar se në panair po marrin pjesë rreth 80 prodhues nga të gjitha trevat shqiptare.
Ky panair sipas tij ka për qëllim vetëdijësimin e qytetarëve që të bejnë produkte vendore.
Në panair pati produkte ushqimiore dhe me motive shqiptare.
Ndërkaq, tregtarët nuk ishin të kënaqur me shitjet që bën që nga ora 10:00 kur u hap panairi dhe sipas tyre moti i keq ndikoi në këtë, njofton Klan Kosova