Lajmet e fundit

Shtyllave të betonit, po iu jepet një pamje më natyrale.
Në urën që gjendet në hyrje të Prishtinës nga ana e Fushë Kosovës dhe Mitrovicës, kanë filluar të ndërtohen kopshtet vertikale.
Sipas ekzekutuesve të këtij projekti, bari që po vendoset aty është shumëvjeçar, njofton Klan Kosova.
Ky projekt në vlerën prej 60 mijë eurove po realizohet nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Fondin për Zhvillim Komunitar, CDF.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një intervistë të mëparshme për Klan Kosova, kishte thënë se kështu po synohet ulja e ndotjes së ajrit në këtë zonë.
https://www.youtube.com/watch?v=_HP7Qs3oQgk