Lajmet e fundit

Problemet e shumta në urbanizëm, e identiteti arkitekturor i Kosovës, mblodhi të hënën në kryeqytet arkitektë e inxhinierë të shumtë nga rajoni.
Krejt kjo konferencë që do të zgjasë dy ditë ka një qëllim, që të nxjerrë rekomandimet për fushën e ndërtimit të cilat do të jenë udhërrëfyes për të zgjidhur problemet, njofton Klan Kosova.
E nënkryetari i Prishtinës Selim Pacolli, tha se kjo konferencë do të ndihmojë në zgjidhjen e shumë problemeve.
Kritika të shumta për politikën e ndikimin e saj në urbanizëm pati kryetari i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës Astrit Nixha, i cili tha se Kosova ka edhe mungesë të infrastrukturës ligjore.
Kronika nga Artiana Matoshi.
https://www.youtube.com/watch?v=lqhkJbi6fB0&feature=youtu.be