Lajmet e fundit

Në Prishtinë ka nisur punimet Kongresi i 4-të i Reumatologëve të Kosovës, i cili do t'i zhvillojë punimet deri të shtunën (03 nëntor).
Në këtë kongres i cili do t'i ketë 10 sesione, janë të pranishëm 42 ligjërues, të cilët do të flasin për sëmundjet më aktuale reumatizmale, inflamatore.
Në të po marrin pjesë ligjëruesit më të mirë vendor, por dhe nga vendet tjera si nga Shqipëria, Gjermania, Italia, Austria,Sllovenia, Kroacia, Bosna dhe Hercegovina dhe Maqedonia.
Kryetari i Shoqatës së Reumatologëve të Kosovës Sylejman Rexhepi, tha se ky kongres është një rast i veçantë, për të gjithë ata që punojnë në zhvillimin e reumatologjisë. Ndërsa pohoi se në katër dekadat e punës së frytshme të reumatologjisë kosovare, janë shënuar shumë suksese.