Lajmet e fundit

Misioni i ekspertëve të TAIEX¬it, për Trajtimin, Ruajtjen dhe Shkatërrimin të Drogave në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor po mbajnë një punëtori tre ditore në Prishtinë.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherit Koordinator Nacional i Strategjisë Kundër Narkotikeve, z. Nehat Mustafa, tregoi per legjislacionin dhe aktivitetet e përditshme të Strategjisë Kundër Drogave.
“Republika e Kosovës i shtet i ri ka shumë nevojë që të avancoj edhe më tej në ruajtjen dhe shkatërrimin e drogave, por jam i bindur që me përkushtimin e institucioneve tona do të avancojë në këtë proces” ka thënë Mustafa.
Ndërsa kolonel Agron Neza nga Policia e Kosovës, tha se Policia e Kosovës luan rol kyç në sekuestrimin, ruajtjen dhe shkatërrimin e narkotikëve, njëkohësisht njoftoi se Ambasada Amerikane ka investuar në ndërtimin e një dhome për ruajtën e narkotikëve në Policinë e Kosovës.