Në një bankë në Prishtinë, dyshohet se janë deponuar 550 euro të falsifikuara.
Me rastin, është duke u marr policia, derisa hetimet ende vazhdojnë, transmeton Klankosova.tv.
"Me 12.12.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga person-a të panjohur kanë deponuar disa kartëmonedhe (3x50 dhe 4x100 Euro) në shumë totale 550€, që dyshohet të jenë të falsifikuara. Rasti në procedurë hetimore", thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.